Tragjedi në Indonezi, trageti përfshihet nga flakët, 23 viktima(Foto)

Bota

Një traget në brigjet indoneziane përfshihet nga flakët, ku humbin jetën 23 persona dhe 17 të tjerë janë shpallur të humbur. Mediat ndërkombëtare raportojnë se trageti Zahro Ekspres, po transportonte më shumë se 230 pasagjerë drejt ishullit tidung, një resort rreth 50 km nga kryeqyteti Xhakarta.

Trageti mori flakë rreth 1.5 km larg portit Muara Angke, në Xhakarta, pak pasi kishte nisur udhëtimin. Sipas raportimeve shumë nga pasagjerët ishin hedhur në det.

“Pesëmbëdhjetë minuta pasi anija nisi lundrimin, njerëzit në pjesën e pasme të tragetit filluan të bëjnë zhurmë”, tha një pasagjer për mediat lokale.

“Pastaj pashë tym, që shtohej gjithnjë e më shumë, anija ishte e mbushur me njerëz që luftonin për jelekët e shpëtimit.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një pasagjer tha se tymi i trashë papritur mbushi kabinat.

“Të gjithë pasagjerët ishin në panik dhe vrapuan deri në kuvertë për tu hedhur gjithandej në ujë. Në një ndarje të dytë, zjarri bëhet gjithnjë e më i madh në vendin ku ruhet karburanti”.

Nga informacionet zyrtare në Indonezi bëhet me dije se 194 persona janë shpetuar dhe nëntë të tjerë po trajtohen në spital.

Sipas raporteve, në traget kishte indonezianë që udhëtonin drejt Tidungut, që është pjesë e zinxhirit të ishujve Thausand, për të festuar Vitin e Ri.

Një zyrtar tha se trageti mbante dy herë më shumë njerëz nga numri i lejuar.

ME TE LEXUARAT