Zbulimi i frikshëm, Toka po ndalon së rrotulluari

Teknologji

tokaaNëse nuk realizohen asnjë nga skenarët e parashikuar nga Stephen Hawking për fundin e planetit tonë, pas 200 milionë vitesh njerëzit në Tokë do të kenë një ditë-natë prej 25 orësh.

Një studim i Universitetit të Durhamit arriti në përfundimin se Toka ngadalëson me 1.8 të qindëtat e sekondës rrotullimin e saj rreth vetvetes në një shekull.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Studiuesit e përfshirë në këtë hulumtim kanë gjetur edhe shkakun e kësaj. “Baticat dhe zbaticat e shkaktuara nga graviteti i Hënës janë ato që shkaktojnë këtë”, thotë Leslie Morrison, bashkëautore në studim.

Efektet në bashkëveprimin Tokë-Hënë janë të ndërsjellta dhe nëse Toka bëhet më ‘dembele’, Hëna largohet më shumë. “Orbita e Hënës zgjerohet me 4 centimetra në vit nga kjo”, deklaron Morrison.

Grupi i shkencëtarëve kanë përdorur si pikë referimi në këtë studim eklipset diellore dhe të dhënat historike të grumbulluara prej tyre.

ME TE LEXUARAT