Festat e fundvitit, ja kur nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

Aktualitet

Pensionistet do të mund ta tërheqin shpërblimin e festave duke filluar nga nesër. Sportelet e postave do të jenë të hapura nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 20:00.

Shpërblimin prej gjashtë mijë lekësh rreth 640 mijë pensionistët në vend do të mund ta tërheqin pranë zyrave të postës ku marrin pensionin duke filluar nga dita e mërkurë.

Pagesat do të kryehen sipas një grafiku të posaçëm hartuar pas marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Postës Shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata pensionistë që nuk kanë mundësi ta tërheqin shpërblimin e festave të fundit të vitit deri me 30 Dhjetor do të kenë mundësi ta marrin bashkë me pensionin e muajit Janar.

Ndërsa rreth 150 mijë pensionistë që pensioni iu shkon në shtëpi në këtë mënyrë do tu shkojë edhe shpërblimi pa pasur nevoje për të paguar.

Kjo skemë do të ndiqet edhe për shpërndarjen e shpërblimit prej dy mijë lekësh për personat që trajtohen me ndihmë ekonomike.

ME TE LEXUARAT