Droga në lokalet e natës në Tiranë, lirohen 11 të arrestuarit nga "super-aksioni"

Aktualitet

Prokuroria ka urdhëruar lirimin e 11 persona të arrestuar të shtunën në Tiranë për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit konfirmuan se arrestimi për katër menaxherë lokalesh, është cilësuar i paligjshëm.

Kjo për shkak se nuk provohet se ata kanë lidhje me shitjen e drogës që kryhej në ambientet e këtyre lokaleve. Ndërsa për 7 personat e tjerë punonjës dhe klientë të këtyre lokale është caktuar masa detyrim paraqitje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të shtunën policia e Tiranës njoftoi se 11 persona u prangosën gjatë operacionit të zhvilluar në disa lokale te njohura ne ish-bllok.

Sipas bluve të Tiranës disa lokale kishin krijuar kushte për klientët për të konsumuar lëndë narkotike. Nga hetimet e policisë është faktuar se ishin krijuar disa dhoma të veçanta me të gjitha mjetet e nevojshme për të konsumuar drogë të tilla si heroinë dhe kokainë.

Në disa raste ishin po punonjës të stafit të lokaleve që shpërndanin drogën, ndërsa në disa raste të tjera shpërndarësit hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.

Te arrestuarit sipas policise:

1. Andri Buxhuku, 46 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

2. Geri Pogoni, 29 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

3. Elton Murati, 34 vjeç, banues në Tiranë, "Klient" - Shpërndarës i lëndëve narkotike.

4. Dorjan Plaku, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Klient" - Shpërndarës i lëndëve narkotike.

5. Oltion Bekteshi, 36 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

6. Erjon Dobi, 24 vjeç, banues në Tiranë, "Klient" - Shpërndarës i lëndëve narkotike.

7. Redi Roshi, 25 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

8. Ermir Papadhimitri, 30 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

9. Emiljano Llupo, 22 vjeç, banues në Tiranë, Staf kamarier i lolalit, Shpërndarës i lëndëve narkotike.

10. Filip Fermanis, 31 vjeç, banues në Tiranë, Menaxher i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

11. Arlind Kozeli, 36 vjeç, banues në Tiranë, DJ dhe bashkëpronar i lokalit, Përshtatja e lokalit për përdorim droge.

I proceduar në gjendie të lirë shtetasi:

12. Elvis Lufi, 36 vjeç, banues në Tiranë, përdorues i lëndëve narkotike.

Po sipas policisw, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

- 5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt "Kokainë"

- 3 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt "Cannabis Sattiva"

- 20 aparate telefonike të markave të ndryshme

- 2 kanaçe inoksi (për ngrohjen e lëndës narkotike, me mbetje lëndë të dyshuar narkotike)

- 4 tuba plastik

ME TE LEXUARAT