Lufta e Tretë Botërore pritet të shpërthejë në 2017

Bota

Kërcënimet për një Luftë të Tretë Botërore janë më të mëdha në vitin 2017 që prej Luftës së Ftohtë. Britanikja the “SunOnline” ka diskutuar me një sërë ekspertët ushtarakë për këtë çështje. Ajo shkruan se ngjarjet vitet e fundit kanë marrë kthesë të papritura duke i radhitur disa prej tyre, siç ndodhën në 2016-n.

E para, Britania votoi për dalë nga BE-ja dhe presidenti rus Vladimir Putin solli shkatërrime të mëdha dhe gjakderdhje në Siri. Por, ndoshta më tronditëse është zgjedhja e Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, ekspertët e lartë ushtarakë kanë paralajmëruar se Britania e Madhe ka shkurtuar forcat e saj ushtarake aq shumë se do t’i duhet të luftojë vetëm për të mbrojtur veten.

Këto janë vetëm disa nga ngjarjet e 2016-s, për të cilat duhet marrë frymë thellë.

Për fat të keq, vazhdon gazeta, gjërat mund të shkojnë edhe më keq vitin që vjen dhe bota mund të kthyer “kokë poshtë” për shkak të konflikteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ISIS

Rreziku është i madh edhe gjatë vitit 2017 dhe dhjetëra e qindra xhihadistë mund të ndërmarrin sulme në Evropë.

Rusia

Presidenti rus Vladimir Putin njeh vetëm fitore. Pas aneksimit të Krimesë dhe luftës së fshehtë kundër Ukrainës, Rusia ka dalë më e fortë. Dhe më shumë një kërcënim në vitin 2017.

Makina luftarake e Vladimir Putin nxitoi të shpëtonte regjimin e gjenocidit të Basha al Asadit. Anijet e marinës ruse lundruan në mënyrë dramatike nëpërmjet “Kanalit Britanik”, ndërsa sillen në Detin e Veriut në mënyrë të paparë që prej Luftës së Ftohtë, ndërkohë që avionët luftarakë të Moskës testojnë gatishmërinë RAF.

Koreja e Veriut

Me ndihmën e presidentit rus Vladimir Putin, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong mund të realizojë ëndrrën e tij për të qenë komandant i një arme bërthamore në vitin 2017. Sipas një plani të siguruar nga spiunët, synimi është që brenda 12 muajve, vendi komunist të jetë fuqi bërthamore.

“Askush nuk e di synimet e tij dhe se si do ta trajtojë atë me të vërtetë”, thonë ekspertët.

Donald Trump

Presidenti Trump ka deklaruar se do të zgjerojë kapacitetet bërthamore amerikane me armë të reja dhe për ekspertët kjo “forcë e zgjeruar” mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore.

Kina

Në qoftë se Shtetet e Bashkuara do ta njohin Tajvanin si shtet, atëherë Kina mund të nisë pushtimin e këtij vendi dhe kjo do të nxiste më tej tensionet.

ME TE LEXUARAT