Vritet babai i njërit prej autorëve të vrasjes së Aleksandër Bardhit

Kliko per me shume info

Vritet me arme zjarri ne zonen e Ksamilit, babai i njërit prej të dyshuarve si autorëve të vrasjes së Aleksandër Bardhit.

Policia ben me dije se mbrëmjen e sotme është vrarë me armë zjarri Agron Xhezairi 53-vjeç, babai i Albi Xhezairit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bardhit.

Kliko per me shume info

Sipas policise, shtetasi Agron Xhezairi eshte qelluar me arme mbremjen e sotme para shtepise se tij. Ai akuzohet per vrasjen e Aleksander Bardhit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ksamil.

Deklarata e policise se Sarandes:

Rreth orës 17:40, është qëlluar me armë zjarri një shtetas, i cili ka gjetur vdekjen!

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në fshatin Ksamil të Sarandës, persona të pa identifikuar ende kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A.Xh., rreth 53 vjeç, banues në Ksamil, i cili për shkak të plagëve të marra në trup ka ndërruar jetë disa minuta më vonë.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së këtij shtetasi, ky dyshohet se krimi është kryer me armë zjarri të llojit “Automatik”. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur grupe të posacme kontrolli për krehjen e zonës përreth me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here