Ja cfarë ndodhi në Lece kur kryeprokurori i Antimafias italiane fliste në Tiranë

Aktualitet

mota-hajrarmatajKryeprokurori i Antimafias në Leçe, Kataldo Mota, tha sot në Tiranë se është shqetësuese sasia e madhe e drogës që mbërrin në Itali nga Shqipëria. Këtë deklarate prokurori i Antimafias së Leçes e bëri pas takimit me shefin e Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla.

Sasia e madhe e drogës, e kapur kohët e fundit në brigjet e Italisë sjellin në Tiranë, kryeprokurorin e Antimafias në Leçe, Cataldo Motta.

Ai ka zhvilluar një takim të mbyllur me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe më pas me drejtuesin e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, takim që ka zgjatur mbi dy orë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet thonë se gjatë takimit, Shefi i Krimeve të Rënda prokurori Hajdarmataj, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Leçës dhe përfaqësuesit e Interforcës në Shqipëri, të dorëzojnë edhe në Prokurori raportin e fluturimeve, filmimet dhe fotografimin e parcelave të hashashit në territorin tonë. Gjithashtu, mësohet se në takim është diskutuar edhe për rastet konkrete, të parandalimit të trafikut të drogës me gomone dhe avionë të vegjël.

Pas takimit nga oborri i prokurorisë, kreu i Antimafias së Leçes, theksoi faktin se Guardia di Financa italiane ka kapur sasi të mëdha droge, duke kërkuar që fenomeni i trafikut të luftohet.

Si për ironi të fatit, në kohën kur Kryeprokurori i Antimafias Cataldo Mota fliste para Prokurorisë së Përgjithshme, Policia Italiane në zonën e Leçes arrestoi 4 shqiptarë që po transportonin një sasi prej 800 kg hashash. Sasi kjo që mendohet se është trafikuar me gomone nga Shqipëria drejt brigjeve italiane, citon abcnews.

Ndërkohë sipas mediave italiane gjatë tre muajve të fundit, Guardia di Financa ka sekuestruar rreth 15 ton hashash që janë trafikuar nga Shqipëria në Itali në rrugë të ndryshme.

ME TE LEXUARAT