Nokia rikthehet në janar me një super-telefon, ja karakteristikat

Teknologji

nokia-celNokia pak ditë më parë njoftoi edhe zyrtarisht se do të kthehet në tregun e telefonave të mençur. Pritet që modelet e para të kompanisë të dalin në treg qysh në fillim të vitit të ardhshëm.

Por, thashetheme i ri vë në theks specifikat e telefonit të avancuar të Nokias. Sipas “theandroidsoul”, ky telefon pritet të ketë madhësi të ekranit nga 5.2″ deri në 5.5″ me rezolucion QHD.

Në brendësi, telefoni i ri i avancuar i Nokias do të ketë procesorin Snapdragon 820, por ky mund të ndryshojë sepse më 2017 pritet hedhja në treg e procesorit të ri Snapdragon 835 i cili do të jetë shumë më i fuqishëm, dhe logjikisht të gjitha kompanitë konkurruese në tregun e smartfonëve do ta kenë së paku një telefon me këtë procesor, transmeton Koha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse Nokia dëshiron të jetë sërish në krye të klasifikimeve, do t’i duhet me patjetër futja në përdorim e harduerit më të fundit.

Telefoni i ri Nokia pritet të vijë me optikën për kamerë nga Carl Zeiss, dhe sipas fotografive të publikuara, telefoni do të jetë krejtësisht i mbështjellë nga metali.

ME TE LEXUARAT