Mjekët donin t’ia fiknin aparatet 1-vjeçares në koma por ajo...u zgjua!

Soft

vajzaaaDoktorët ishin gati t’ia fiknin aparatet që e mbanin gjallë derisa vogëlushja 1-vjeçare e quajtur Marwa, hapi sytë për t’u treguar se ishte akoma gjallë.

Vogëlushja ka qenë në koma që në muajin shtator pasi luftoi me një virus i cili mund t’i merrte jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjekët donin që t’ia fiknin aparaturat pasi ishin të shqetësuar që edhe nëse ajo zgjohej do kishte probleme të ndryshme shëndetësore.

Megjithatë prindërit e saj nuk ishin gati të dorëzoheshin dhe e çuan çështjen deri në gjykatë për ta mbajtur gjallë sa më shumë që të ishte e mundur.

Pasi iu dha 2 muaj kohë shtesë, Marwa u zgjua për t’i lënë përgjysmë të gjitha spekulimet. Në videon e postuar në Facebook nga babai i saj tregohet momenti kur e vogla hap sytë dhe u provon doktorëve se e kishin gabim.

Sipas Daily Mirror, prindërit e saj me origjinë nga Algjeria, kishin nisur një peticion për të sfiduar doktorët në gjykatë.

“Jo pa Marwan time”, titullohej fushata e cila pati më shumë se 114,000 firma.

Zyrtarët e lartë ranë dakord për shtimin e kujdesit mjekësor me 2 muaj në spitalin e La Timone, në Marsejë.

Justifikimi i doktorëve ishte se ajo nuk do ishte më kurrë në gjendje të merrte frymë pa aparatura dhe nuk do mund të hante ose të ecte vetë përgjatë gjithë jetës së saj.

Pasi vajza u zgjua, nëna e saj bëri të ditur në Facebook se të gjitha organet e së bijës funksionin siç duhej.

“Kurimi i saj vazhdon, por ne shohim progres çdo ditë dhe kjo na jep shpresë. Kur unë i flas dhe ajo e dëgjon zërin tim, qesh”, tha babai i saj, në një deklaratë për një faqe lajmesh./klan

ME TE LEXUARAT