Baftjar Zeqo rrezikon dënim me burg

Aktualitet

baftjar-qezajPas kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, një tjetër kryebashkiak, ai i qytetit të Fierit Baftjar Zeqaj, rrezikon të dënohet me burg. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre në dhënien e banesave sociale. Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse për të ndarë çështjen e kryebashkiakut dhe të anëtarëve të tjerë të komisionit të strehimit, përfshirë dhe drejtoreshën juridike të bashkisë, nga 5 të pandehurit e tjerë që akuzohen se në marrjen e banesave sociale kane paraqitur dokumente të falsifikuara. Seanca e radhës ku Prokuroria e Fierit do të shprehet me konkluzionet e saj do të mbahet më 4 maj. Akuza për shpërdorimin e detyrës parashikon një dënim me burg deri në 7 vjet.

ME TE LEXUARAT