Policia i gjen drogë e armë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali

Aktualitet

droge-italiNjë shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një sasi droge dhe një armë.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur 44 kg marijuanë dhe një pistoletë "Berreta" me 8 plumba raporton LajmiFundit.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas autoriteteve italiane 29-vjecari, Dorian Meta është person pa të shkuar kriminale dhe u kap nga policia pasi vërejti disa lëvizje të dyshimta të tij.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën gjithashtu 92 gramë kokainë, 44 gramë hashash si dhe pajisje për paketimin dhe përzierjen e drogës.

Policia ka gjetur edhe disa euro false. Sipas Policisë italiane Meta furnizohej me drogë nga Shqipëria./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT