Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

PAA: Në Kolonjë po blihen votat

zgjedhje-kolonjePartia Agrare Ambientaliste denoncoi publikisht blerjen e votës nga ana e eksponentëve të mazhorancës në zgjedhjet e sotme për bashkinë e Kolonjës. Konkretisht është denoncuar rasti në qendrën 4040, që korrespondon me zonën administrative Çlirim të Ersekës.

Sekretari Organizativ pranë PAA, Gazmir Bizhga, u shpreh se, pranë qendrës së votimit në fjalë janë vendosur dy tavolina, ku persona të caktuar dhe të identifikuar si persona afër mazhorancës kanë shënuar emrat e votuesve para dhe pas votimit, duke ushtruar presion dhe ajo që është më e rëndë duke dhënë para hapur votuesve.

“Po ashtu denocojmë aktet mafioze të një nate më parë, ku persona paramilitare të armatosur dhe të maskuar kanë ushtruar presion dhe dhunë ndaj qytetarëve në Leskovik, duke u thënë që qyteti është i yni”, thuhet në deklaratë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet