Vendimi i “Tifozëve Kuq e Zi” nuk do t’ju pëlqejë aspak drejtuesve të FSHF-së

Sport

fshf2015Zyrtarët e FSHF-së kanë takuar sot "Tifozat Kuq e Zi" me qëllim arritjen e një marrëveshjeje në lidhje me bojkotin që ky tifogrup ka vendosur t'u bëjë ndeshjeve të kombëtares në Shqipëri.

"Tifozat Kuq e Zi" menjëherë pas takimit që nuk ka dhënë rezultat kanë njoftuar  se vendimi i tyre është i prerë dhe i pandryshueshëm, pra do të bojkotojnë ndeshjet që do të luhen në "Elbasan Arena" dhe "Loro Borici" raporton LajmiFundit.al.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo, FSHF më pas ka takuar edhe tifogrupin "Plisat", por nuk bëhet me dije se cfarë është diskutuar.

"Tifozat Kuq e Zi njoftojnë anëtarët se sot me kërkesë të FSHF-së ka pasur një takim. Në takimin e mbajtur në Prishtinë, i'u sqarua edhe një herë zyrtarëve të FSHF-së se vendimi i marrë për bojkot i ndeshjeve të Kombëtares në Shqipëri është i prerë"- shkrun TKZ në Facebook./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT