Ndeshja me Izraelin, De Biasi zbulon formacionin dhe objektivin e Shqipërisë

Sport

de-biasiTrajneri i kombëtares shqiptare, De Biasi ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku ka folur në lidhje me ndeshjen kundër Izraelit. Ndeshja do të luhet të shtunën në "Elbasan Arena". De Biasi u shpreh se në këtë ndeshje kuqezinjtë do të kërkojnë me ngulm fitoren, teksa ka zbuluar detaje edhe për formacionin me të cilin do të luajë Shqipëria.

Deklarata:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Deklaratat para ndeshjes janë gjithmonë taktike, nuk kanë të bëjnë me ndeshjen, janë gjithmonë përgatitore. Kjo është një deklaratë para ndeshjes. të gjithë do të hyjmë në fushë për të fituar, por duhet ta bëjmë në mënyrë logjike.

Edhe unë nuk do të jem i lumtur nëse arrijmë të renditemi në vendin e tretë. Sa për Roshin dhe Sadikun, janë të gatshëm vetëm për t'u stërvitur, por për ndeshjen e nesërme duhet të prisni 24 orë. Duhet të shohim edhe nesër për të parë gjendjen e tyre. Për sa i përket formacionit, do të përdorim formacionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shohim nesër ndeshjen, që të mos merremi me supozime. Unë jam mësuar të flasim me fakte dhe jo para kohe.

Nuk ndryshon gjë për ne, për sa i përket stadiumit. Më vjen keq vetëm për tifozët, të cilët do të ishin më të shumtë. "Elbasan Arena" na ka sjellë fat, shpresoj të na sjellë dhe në ndeshjen e nesërme.

Edhe ne kemi bërë gola. Edhe Izraeli nuk i ka bërë lehtë golat, por dhe me vështirësi. Ne kemi treguar që jemi skuadër e mirë. Kemi treguar që kërkojmë më shumë për të arritur kualifikimin në Botëror", përfundoi Gianni de Biasi.

ME TE LEXUARAT