Vrasja në pikën e karburantit, flet autori: Ja pse e qëllova

Aktualitet

polic-sarandeVrasësi i 44-vjecarit në pikën e karburantit në Sarandë ka treguar momentin kur e ka qëlluar me armë.

Autori Arqile Koci, 27-vjec tha përpara hetuesve se ishte i trembur dhe se nuk kishte shkuar aty për të vrarë asnjëri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kur roja u nis drejt meje u frikësova dhe e qëllova”- u shpreh ai.

27-vjecari shtoi se kishte shkuar për të marrë vetëm paratë dhe nuk e ka kuptuar si kishte shkrepur armën.

Sipas hetueseve, autori ka qenë nën efektin e drogës kur beri krimin, pasi në vendin ku është arrestuar i është gjetur lëndë narkotike.

Bashkë me të në pranga përfundoi edhe shoku i tij, që e ndihmoi pas aktit, Mihal Leka, 33 vjeç. Në shtëpinë e këtij u gjet arma e krimit dhe motori./LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT