Tjetër goditje frontale nga FBI për fushatën e Hillari Klinton

Bota

bill-hillary-clintonFushata e Hillari Klinton per presidente te SHBA, perballet me një tjetër surprizë e pakëndshme. Kjo eshte nje tjeter goditje për fushatën presidenciale të Hillary Clinton nga Byroja Federale e Hetimit.

Një dokument me 129 faqe, pjesë e një hetimi të FBI-së për bashkëshortin e kandidates demokrate është bërë publik mbrëmjen e vonë të së martës.

Dokumenti hetimor është vetëm një version i parë i dosjeve voluminoze të FBI-se, i cili lidhet me organizatën jofitimprurëse të fondacionit J. William Clinton, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të FBI-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimi i byrosë federale, ka në fokus faljen që presidenti Bill Clinton i bëri Marc Rich në vitin 2001.

Ai ishte akuzuar për evazion fiskal dhe si rrjedhim u largua në Zvicër, në vitin 1983.

Sipas hetimit, Clinton ka falur financierin pasi bashkëshortja e tij ishte një nga donatoret e pasura të demokratëve amerikanë. Sipas dokumenteve të bëra publike, bashkëshortja e ish-financierit amerikan dhuroi 450,000 $ për bibliotekën presidenciale dhe me shumë se 100.000 $ për fushatën e senatit te Hillary Clinton.

Sipas FBI-së materiali hetimor është publikuar në mënyrë automatike nën aktin e lirisë së informacionit.

Ngjarja vjen një ditë pasi Hillary Clinton ka humbur avantazhin në sondazhet e zgjedhjeve, duke mbetur pas me një pike nga rivali i saj republikan Donald Trump.

ME TE LEXUARAT