Prezantohet partia e re "Libra", Blushi: Do ketë ngjyrën e diellit, i përket shqiptarëve

Politikë

blushi-libraDeputeti Ben Blushi dhe kolegia e tij Mimoza Hafizi prezantuan sot partinë më te re në Shqipëri “Lista e Barabartë” ose “LIBRA”.

Në fjalën e tij para simpatizantëve dhe anëtarëve të tij, Ben Blushi tha se kjo parti beson tek një ide dhe jo tek një njeri, se është një parti që ka në themel besimin se Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Besoj se sot e di cili është vendimi më i rëndësishëm në jetën e njeriut, akti më i rëndësishëm është kurajo e tij për të vendosur. Njeriu fshIhet nga mendimet e veta dhe ushqehet me mendimet e veta. Gjatë gjithë jetës së njeriut cilat janë vendimet më të drejta? Të guxosh është e drejtë, të kesh frikë është e padrejtë. Disa kanë luftuar disa janë përpjekur për të tjerët, disa kanë ëndërruar, disa kanë dyshuar, të gjithë sot jemi këtu për të besuar. Ne besojmë se Shqipëria mund të bëhet dhe do bëhet vetëm nga shqiptarët. Shqiptarët kanë detyrimin për ta bërë vendin e tyre, që të jetojnë në harmoni dhe paqe. Me këtë besim kemi ardhur sot këtu të bashkohemi rreth një ideje jo rreth një njeriu. Mendimet e drejta që lindin pas një ideje janë më të qëndrueshme se ato të një njeriu. Një njeri lodhet, përkulet ndalon, një ide nuk ndalon”,- tha ai.

“Ne kemi një ide, e cila na është kthyer në bindje, guxim, vullnet. Kjo ide është LIBRA. LIBRA si organizatë politike e formuar nga shqiptarët, për shqiptarët. Kam nderin të jem pjesë e LIBRA-s më i bindur se kurrë”,- shtoi Blushi.

Ndërsa duke iu drejtuar të pranishmëve, ai tha: “Kurrë në jetën tuaj nuk do zhgënjeheni që vendosët të jeni LIBRA”.

Deputeti Blushi tregoi më tej edhe kuptimin e LIBRA-s. Sipas tij ajo do të thotë, libër, dije, liri, ekuilibër, peshore dhe do të ketë ngjyrën e diellit, për t’i dhënë optimizëm një shoqërie pesimiste.

‘Këtu sot na ka sjellë dashuria për vendin si e vetmja masë dobie për njeriun në jetë. LIBRA është një bashkim njerëzish dhe idesh, progresivë që kanë vendosur me pasion të quhen Libra. Ne duam t’i dhurojmë Shqipërisë një libër dhe dhuratë më të bukur se libri që njerëzimi nuk e ka shpikur akoma.

Blushi tha më tej se, shqiptarët nuk meritojnë që vendi të prodhojë kaq shumë mjerim dhe varfëri sa në 25 vjet, nuk meritojnë të kenë shkollat më të dobëta dhe mësuesit më të parespektuar në rajon, as administratën më të korruptuar dhe më të politizuar në Europë.

ME TE LEXUARAT