Reagimi i FSHF: Mos gënjeni! Ja ku do të luhet ndeshja Shqipëri-Izrael

Sport

loro-boriciFederata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me aludimet e disa mediave, të cilat shkruanin se ndeshja Shqipëri-Izrael nuk do të luhet në stadiumin "Loro Boriçi".

FSHF sqaron se ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit "Rusi 2016" do të luhet pikërisht në këtë stadium shkruan LajmiFundit.al.

“Federata Shqiptare e Futbollit, njofton sportdashësit, median dhe gjithë opinionin, se ndeshja e 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit, për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit ‘Rusi 2018’, do të luhet sipas parashikimit në stadiumin ‘Loro Boriçi’, të qytetit të Shkodrës. Të gjitha lajmet për të kundërtën apo që ndeshja do të luhet në Elbasan, janë të pavërteta dhe pa asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë të dalë nga institucioni shqiptar i futbollit. FSHF, rikonfirmon se ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkodrës dhe kjo gjë nuk është vënë asnjëherë në dyshim”, vijon njoftimi i FSHF.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

/LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT