Policia blindon kufirin, plan masash ndaj drogës në Durrës

Aktualitet

kepiiPlan të veçantë masash për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

FNSH, DELTA dhe POLICIA KUFITARE patrullime në vijën bregdetare prej disa ditësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth 272 forca policore patrullojnë non stop 24 orë në vijën bregdetare dhe kufirin jeshil.

FNSH e paisur me dylbi nate, kamera teknike.

Në planin e masave të përfshira edhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe .

Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe të fokusuara në identifikimin dhe goditjen e vendeve të magazinimit të lëndëve narkotike.

Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe të orientuara në hetimin për të goditur çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale.

Kjo strategji ndodh për herë të parë në Policinë e Shtetit e cila përfshin FNSH në patrullim në vijën bregdetare për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Sikundër për herë të parë po ndodh që Policia e Shtetit po identifikon dhe godet magazinat e grumbullimit dhe të përpunimit të lëndëve narkotike.

ME TE LEXUARAT