Lirohet nga burgu bashkëshorti i Ish-Miss Kosovës, plagosi Noizyn në sherrin me Babastars
Edhe i arrestuari i dytë në përleshjen mes Babastars e OTR në Prishtinë ka dalë nga burgu. Bëhet fjalë për Albert Krasniqin, i cili qëlloi me armë Noizyn duke e plagosur.
Albert Krasniqi qëndroi në paraburgimin e Lipjanit vetëm një muaj.Menjëherë pas daljes nga paraburgimi, Albert Krasniqi dhe Cozman kanë publikuar të njëjtën fotografi në ‘Instagram’, ku duken në të njëjtën makinë, duke u kthyer në shtëpi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Nuk kam pasur qëllim të bëj filma dhe të sillem si njeri i rebeluar, por në momentin që na kanë sulmuar, u detyrova të mbrohem.
Ne familja Krasniqi nuk e lejojmë të rrihemi, prandaj u detyrova të përdor armën, sepse ata ishin në numër shumë më të madh, ndërsa ne ishim tre vetë.
Nuk dua të mburremi me këto punë, sepse ne (Kosovë-Shqipëri) duhet të jemi një, por jam i lumtur dhe krenar që nuk lejova të më rrahin dhe të turpëroj familjen time”.