Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Romë, pjesë e saj edhe mbesa e Mogherinit

Aktualitet

[caption id="attachment_493462" align="alignleft" width="330"]itali-arreste Foto Ilustruese[/caption]

Një organizatë që merrej me trafikun e drogës nëpër klubet dhe restorantet "VIP" në Romë është shkatërruar nga autoritetet italiane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes 15 personave të vënë në pranga është edhe mbesa e Federica Mogherinit, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme.

Mediet e vendit fqinj shkruajnë se shefat e kësaj bande janë shqiptari Rigers Duriçi dhe Manuel Zampano, djali i një prej organizatave mafioze më të njohura në Romë në vitet 1980.

Bëhet me dije se Gaia Mogherini është arrestuar, pasi rezulton se ka marrë një sasi të caktuar droge nga ana e Manuel Zampanos dhe e ka tregtuar atë. Ajo është vajza e vëllait më të madh nga njëri prind e shefes së diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini.

Sipas hetimeve, dyshohet se grupi kriminal nxirrte deri 100 mijë euro për një javë, nga tregtia e drogës.

ME TE LEXUARAT