Ndeshja në Shkodër, policia e Kosovës: 15 mijë kosovarë kaluan doganën në Morinë

Kosovë&Rajon

dogana_e_morinit1Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve “Kosova” dhe “Kroacia”.

Në këtë kuadër rreth 1200 forca policore, duke filluar me RENEAN, FNSH-të e Policinë Vendore të Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtjen para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit. Gjithashtu është në gatishmëri helikopteri i Policisë për monitorimin nga ajri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtori i Përgjithshme për Sigurinë Drejtues i Lartë Altin Qato përfundoi takimin me përfaqësuesin e UEFA-s për sigurinë .

U bë kontrolli i ambienteve të stadiumit me qen anti-eksploziv.

Janë marrë masa për të shoqëruar skuadrat si dhe tifozëritë përkatëse.

Deri tani nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës në Kukës kanë hyrë për në drejtim të Shkodrës: 15.600 shtetas; 77 autobusë; 2538 vetura.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarë do lloji, fishekzjarrëve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht .

ME TE LEXUARAT