Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fitorja e Shqipërisë, e pabesueshme si e komentojnë mediat spanjolle e italiane

as-fitorja-shqiperise“Shqipëria vazhdon të dominojë grupin e Spanjës” është titulli që gazeta sportive spanjolle “AS” ka për lajmin mbi fitoren e kuqezinjve ndaj Lihtenshtejnit.
“Shqipëria mori fitoren e dytë në grup, duke u ngjitur mbi Spanjën dhe Italinë. Vendi Ballkanit që demonstroi prezencën e vet në Kampionatin Evropian, pas fitores ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit nuk është një kundërshtar i lehtë në teori”.

“Spanja do të ketë një ndeshje të vështirë të dielën”, mbyllet shkrimi i “AS”.

Ndërsa “Sport Mediaset” shkruan se Shqipëria nuk bën gabime, në grupin e Italisë kryeson Shqipëria e De Biazit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet