Kryeprokurori Llalla pyetet për kërcënimet nga grupi kriminal, ja si përgjigjet ai

Aktualitet

llalla16Prokurori i pergjithshem Adriatik Llalla, i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj është pyetur nga gazetarët në lidhje me kërcënimin që është bërë ndaj tij.

Në shoqërimin e truprojave te tij, Llalla nuk ka dashur të prononcohet. Ai ka pohuar se aty ishte për diçka tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak ditë më parë, mediat zbuluan se kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten shtatzënë nga Shqipëria në një vend aleat, pasi dy muaj më parë në telefonin e tij kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime.

Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ dhe më pas janë shtuar masat e sigurisë, qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten.

Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se i ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar kriminal.

ME TE LEXUARAT