Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U kapen duke shkarkuar 25 kg drogë nga makina, arrestohen dy persona, ja emrat

fier-policiaPolicia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Land”, pasi ka arritur të arrestojë dy persona që po shkarkonin një sasi droge prej 25.5 kg nga një makinë.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Artur Kapllani, 41 vjeç, banues në lagjen “Bylis” Ballsh dhe Luftar Xhafa, 42 vjeç, banues në Kuman të Roskovecit.
Sipas policisë, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Kalenjë të Mallakstrës, në vendin e quajtur “Fushë”, u kapën duke shkarkuar 25.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa nga mjeti tip “Opel Astra” me targa “AA 158 BG”.

Policia sekuestroi lëndën narkotike si dhe dy telefona në cilësinë e provës materiale.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet