"Sherr" në PS, Kokëdhima: Zoti Tao ...! Balla: Ik ore andej!

Politikë

ballaIsh-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, u la mënjanë dje gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Kokëdhima u pa në disa momente teksa rrinte vetëm, ndërsa asnjë prej ish-kolegëve të tij nuk i afrohej.

Ndërsa në një moment tjetër ra momenti kur Kokëdhima është injoruar dhe nga deputeti Taulant Balla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky i fundit ka qenë duke biseduar me një koleg dhe Kokëdhima ka pritur që Balla të ndahet dhe ta ndalë. Por, edhe pse Balla ka përfunduar bisedën dhe ka parë Kokëdhimën që i kishte zënë ‘pritë’, nuk ndali.

“Zoti Tao...” e thirri Kokëdhima, Ballën.

“Ik ore andej...”, ia priti Balla dhe u largua menjëherë duke mospreferuar që as ta takonte, e jo më ta dëgjonte Koço Kokëdhimën.

ME TE LEXUARAT