Avioni i pasagjerëve shdërrohet në bar-restorant në mes të detit!

Teknologji

avioni-barËshtë hapur për klientët “avioni bar-restorant” në parkun “Yjet Turke” në kuadër të një projekti të Bashkisë së qytetit Konya në Turqi.

Kryetari i Bashkisë së Konyas, Tahir Akyürek, ka deklaruar se kanë hapur “Parkun e Yjeve” në formën e një muzeu të hapur për më të mirët e ushtrisë turke, yjet e saj, ku pjesë e tij janë avionë të tipit F – 5, makete të ndryshëm, ambiente sociale, etj, raporton agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

Ai ka theksuar se në park sapo është hapur edhe një bar restorant i cili është i ndërtuar brenda një avioni tip Airbus A300. Kryetari Akyürek ka thënë se menjëherë pas hapjes së tij ky vend ka filluar të tërheqë shumë interes.

Avioni 54 metra i gjatë është sjellë në qytetin e Konyas në pjesë të ndara dhe është bashkuar aty për tu kthyer më pas në një bar restorant me një kapacitet prej 295 personash.

Akyürek ka shpjeguar se tavolinat jashtë tij janë vendosur mbi një platformë xhami dhe qëndrimi mbi to të jep ndjesinë e të qenit mbi ujë.

ME TE LEXUARAT