Kjo është super-makina elektrike e Audi që do të sfidojë Tesla-n

Teknologji

audi-elektrikModelet S dhe X të makinës elektrike Tesla, sollën një revolucion në fushën e automjeteve elektrike, por tashmë pritet që gjigandi amerikan të ketë rivalë kompaninë Audi.

Sipas informacioneve, Audi do të fillojë prodhimin në masë të makinës elektrike, një fuoristradë me tre motorrë elektrik dhe që është e aftë të kryejë 500 kilometra me një karrikim të vetëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Makina pritet të ketë sistem autopilot, kamerat mund të zëvendësojnë pasqyrat anësore si dhe me shumë mundësi pjesa e brendshme do jetë e mbushur me ekranë me prekje. Modeli elektrik do mund të karikohet plotësisht për vetëm 50 minuta si dhe pritet të ketë aftësinë e karikimit pa kabllo, por duke qëndruar mbi një platformë, “Wireless charging”

ME TE LEXUARAT