Sarandë/Largohet nga banesa 13-vjeçarja, nëna: Ja kush ma ka mashtruar

Aktualitet

sarande-policiPolicia e Sarandës ka shpallur në kërkim një vajzë të mitur e cila është larguar nga banesa që ditën e djeshme dhe ka humbur kontaktet me familjen e saj.

Denoncimin për largimin e vajzës e ka bërë e ëma. Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet L.Q., 13 vjeç, banuese në Sarandë, për të cilën policia po punon për gjetjen e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mamaja e vajzës, Floresha Qorri duke folur për mediat ka thënë se dyshon tek një burrë 33-vjeçar të pamartuar nga Gramshi që shkonte shpesh tek shtëpia e tyre.

“Kam dyshime se më ka mashtruar vajzën. Që kur është larguar vajza edhe ai nuk ka ardhur më” ka thënë ajo.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 03.07.2016, rreth orës 15:00, shtetësja F.Q., 45 vjeç (nëna e vajzës) banuese në lagjen nr.4 Sarandë, ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, se vajza e saj është larguar nga banesa një ditë më parë dhe ka humbur çdo lloj kontakti me të, që prej ditës që është larguar, datë 02.07.2016.

Policia po punon për gjetjen e kësaj shtetaseje.

ME TE LEXUARAT