Ministria e Mjedisit mundëson dërgimin e 2 arinjve në Gjermani

Aktualitet

arinjteeeeMinistria e Mjedisit në bashkëpunim me Shoqatën Animal Rescue Albania (ARA) kanë bërë të mundur dërgimin e 2 arinjve në Gjermani të cilët u konfiskuan në Sarandë në fillim të Gushtit 2016 për në qendrën e shpëtimit në Leinefelde – Worbis Gjermani.

Në një njoftim për shtyp. ministria e Mjedisit bën të ditur se, arinjtë e konfiskuar nga Inspektoriati Shtetëror i Pyjeve dhe i Mjedisit, ishin mbajtur në robëri edhe pse mosha e tyre ishte relativisht e vogël (6 – muajshe).

Mbas aktit të konfiskimit arinjtë u dërguan në Kopshtin Zoologjik Tiranë dhe në datën 30 shtator ku dhe u pagëzuan me emrat Rocki dhe Smocky.

Transporti u realizua ditën e sotme nga Kopshti Zoologjik drejt aeropotit të Rinasit. Bashkë me transportuesit ishin të pranishëm edhe veterinerët e huaj të cilët asistuan në të gjitha procedurat e nevojshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shoqata ARA ka bashkëpunar edhe me parë me Ministrinë e Mjedisit, për dërgimin e arinjve të tjerë në qendrat e tjera të shpëtimit në Gjermani dhe në Itali.

Pas aktit të konfiskimit, Ministria e Mjedisit ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për transferimin e arinjve, përfshi këtu dhe përgatitjen e lejes CITES.

Bashkë me dy arinjtë e vegjël, numri i arinjve që janë shpëtuar nga robëria dhe janë dërguar në qendra strehimore apo janë në proces dërgimi arrin në 15.

Ndërkohë Ministria e Mjedisit po punon për realizimin e identifikimit të plotë dhe matrikullimin e të gjithë arinjve që mbahen në robëri nëpërmjet vendosjes së mikrocipeve dhe një fushate ndërgjegjësuese për fenomenin e mbajtjes në robëri të arinjve në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT