Panik dhe frikë në prokurori, pritet publikimi i videos së prokurorit duke marrë rryshfet

Aktualitet

prokuroria-bushi-nokaNjë prokuror i Tiranës thuhet se është filmuar duke marrë rryshfet.

Filmimi është bërë muajt e fundit nga stafi i emisionit Stop në Tv Klan.

Burime të lajmifundit.al kanë thënë se momenti i transmetimit të videos në fjalë po afron dhe kjo mesa duket ka ngjallur interes dhe panik të madh në radhët e prokurorisë.

Bashkëpunëtorë të Lajmifundit.al kanë thënë se prej tri ditësh informacioni për ekzistencën e videos korruptive është shpërndarë me shpejtësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dalja e këtij informacioni ka ngjallur panik por edhe kuriozitet të madh në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Burimet e Lajmifundit.al kanë thënë se gjatë këtyre tri ditëve ka qenë u madh numri i prokurorëve dhe hetuesve por edhe gjyqtarëve që kanë kërkuar informacion në rrugë informale pranë redaksisë së emisionit Stop apo stafit të Tv Klan në lidhje me emrin e prokurorit të kapur me presh në dorë.

Nga ana tjetër burimet tona thonë se videoja do të transmetohet së shpejti por koha e publikimit të saj nuk është përcaktuar ende në mënyrë përfundimtare.

Nga ana tjetër bëhet me dije se një prokuror është filmuar në zyrën e tij teksa merr një shumë të konsiderueshme eurosh nga një prej palëve në një cështje që kishte në hetim.

Asgjë nuk dihet për emrin e prokurorit të korruptuar ndërsa frika dhe interesimi për këtë rast ka përfshirë gjithë punonjësit e organit të akuzës.

E gjitha kjo po ndodh ne kohen e hyrjes ne fuqi te reformes ne drejtesi dhe ne kohen kur pritet te filloje zbatimi i ligjit te vettingut, per prokuroret dhe gjyqtaret ne vend./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT