Shoferi i "Audit të Verdhë", ishte arrestuar dhe liruar 3 herë nga burgu

Aktualitet

rama-audiShqiptari Vasil Rama, 36 vjec, i dyshuar si shoferi i audit të verdhë ne Itali, vazhdon të mohojë lidhjen me grabitjet e bujshme. Ne 15 vitete e fundit shqiptari ishte arrestuar 3 here ne itali per grabitje, por ishte liruar.

I arrestuar në Greqi kishte pesë identitete. Me bandën e tij në janar tëkëtij viti terrorizoi verilindjen në Itali me grabitje dhe arratisje me 200 km në orë duke thyer postblloqe dhe duke evituar gjithnjë arrestimin. Më parë ishte dënuar nga gjykata e Bolsanos në Itali, 36 vjecari shqiptar Vasil Roma.

Banda e tij kishte zgjedhur pikërisht një audi të verdhë me targë zvicerane për të vepruar. Dhe në timonin e saj udhëtonte me 280 km në orë Vasil Rama duke sfiduar për më shumë se njëmuaj policinë italiane. Ndjekje, postblloqe të shkatërruara, përplasje me armë zjarri, udhëtim në autostradë në kundravajtje, dhe grabitje me armë. Në janar të këtij viti banda e pakapshme e audit të verdhë ishte kthyer në një makth në verilindje të Italisë deri në momentin që u gjet e djegur plotësisht.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë është zbuluar se kush ishte në timon, një shqiptar 36 vjec me një dosje penale dhe me shumë identitete. Vasil Rama, kishte dokumente të tjera identifikimi me emra Lulëzim, Luli, Lulzim dhe Lulizim. I shërbenin për të evituar një arrestim tjetër pasi Rama në Itali që prej vitit 2001 kishte një cv të pasur me tre arrestime për grabitje, tre herë ishte lënë i lirë si dhe një dënim nga gjykata e Balsanos, dhe për këtë arsye ishte shpallur në kërkim. Pra një arrestim tjetër do e vendoste pas hekurave për disa vite. Por ai nuk ka vepruar vetëm pasi policia italiane ka identifikuar dy bashkëpunëtorë të tij, gjithashtu shtetas shqiptar. Bëhet fjalë për Shkëlzen Malokaj 29 vjec dhe Indrit Hanxhari 33 vjec.

I arrestuar të hënën nga policia greke në Kristallopigi, në kufi me Shqipërinë, Rama ishte arrestuar më parë në timon të një BMV-je në 2003-shin nga policia italiane. Bashkë me të ishin dhe dy persona të tjerë të cilët arritën të largoheshin në këmbë. Më pas në vitin 2005 ai u arrestua sërish në Vareze, kësaj në timonin e një Mercedesi. Rama hynte dhe dilte nga burgu për shkak se skadonin afatet. Nga Italia ai udhëtonte për në Francë, Gjermani, Shqipëri e më pas sërish në Itali duke ndërruar emrat për të ngatërruar policinë italiane që mendonin se kishin të bënin me persona të ndryshëm. Në vitin 211 gjykata e Bolsanos lëshoi një mandat arresti dhe që atëherë ai ishte në kërkim.

Audi i verdhë i vjedhur në Malpensa, përfaqëson sfidën më të fortë, që kulmoi me të shtëna me armë dhe një garë me 200 kilometra në orë për 100 kilometra në autostradën A4 dh ethyerjen e postbllokut, me policinë italiane që e ndiqte prej ditësh. Ditët në vijim u sinjalizua prania e tij në Ferrara, Mestre dhe Trevizo. Por ajo që e tradhtoi ishte një faturë e paguar në Vicenca. Gjurmët e gishtërinjve u kërkuan në sistem duke dhënë dhe emrin e tij, atë të fundit. U identifikuan në këtë mënyrë miqtë e tij dhe e fejuara, të cilët u vunë në përgjim. Policisë greke që e ndaloi falë bashkëpunimit me policinë italiane, ai u përsërit gjithnjë të njëjtën gjë: Nuk jam unë Vasili. Nuk jam ai që kërkoni.

ME TE LEXUARAT