Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U godit me shkop bejsbolli nga pronari i lokalit, vdes 23 vjeçari

policia_korce14Pak ditë pasi u godit me shkop bejsbolli nga pronari i një lokali, ka ndërruar jetë 23 vjeçari nga fshati Dishnicë i Korçës.

Polica njofton se Marsel Osmani që u plagos rëndë në 29 Gusht, në lokalin e shtetasit Olsi Zyberi, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ishte duke marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

41 vjeçari Olsi Zyberi, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga Policia, ditën kur ka ndodhur ngjarja.

Osmani kishte marrë plagë të rënda në pjesën e kokës si pasojë e rrahjes barbare. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të pas një konflikti që dy personat patën me njëri tjetrin nën efektin e pijeve alkolike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet