Shqipëri-Maqedoni, pjesa e dytë 1-1, stuhi në stadium, shtyhet ndeshja

Aktualitet

kombetarja-shkoder2Ndeshja Shqiperi-Maqedoni është shtyrë për nesër. Mesohet se pas nderprerjes se ndeshjes nga moti i keq, po vendoset se në çfarë kohe do të mbahet.

Sipas rregullores, pjesa e mbetur e ndeshjes duhet te mbahet brenda 24 oreve nga momenti i nderprerjes. Ndeshja është ndërprerë për shkak të motit të keq në Shkodër perfshi eshe stadiumin. Në minuten 75' kur rezultati ishte 1-1, skuadrat jane larguar nga fusha!

ndeshjaaaNderpritet ndeshja Shqiperi-Maqedoni ne stadiumin "Loro Borici" te Shkodres.

Arbitri nderpreu ndeshjen pas stuhise se shiut dhe rrebeshit qe pushoi stadkiumin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe tifozet jane larguar me shpejtesi duke boshatisur shkallet e stadiumit pas perkeqesimit te dukshem te motit.

Barazon Maqedonia qe ne minutat e para te pjeses se dyte. Kombetarja shqiptare ka gabuar ne mbrojtje duke lejuar tri raste te pastra te Maqedonise e cila ne fund ka realizuar.

kombetarja-loro-boriciPerfundon pjesa e pare e ndeshjes Shqiperi-Maqedoni.

Kuqezinjte jane ne avantazh 1-0 pas golit te shenuar nga Armando Sadiku.

***

Armando Sadiku shenon golin e pare per Shqiperine ne ndeshjen me Maqedonine.

Rezultati i ndeshjes ne minuten e 9 eshte shqiperia 1, Maqedonia 0.

***

Ne ora 20.45 fillon ndeshja Shqiperi-Maqedoni, e vlefshme per Boterorin e vitit 2018. faza kualifikuese.

Skuadrat kane publikuar edhe formacionet zyrtare ku mesohet se trajneri De Biasi ka hedhur në fushë reshtimin standard 4-1-4-1.

Sadiku eshte vendosur në sulm nderkohe në krahët e mesfushës do të luajnë Hyka nga e majta dhe Gashi nga e djathta.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli, Kukeli, Abrashi, Xhaka, Gashi, Hyka, Sadiku.

Trajner: De Biasi

Maqedonia: Zahov, Zhuta, Ristevski, Sikov, Mosjov, Ristovski, Stjepanoviç, Spirovski, Alioski, Pandev, Hasani.

Trajner: I. Angelovski

ME TE LEXUARAT