Gjykata e liron, Julian Sinanaj: Ilir Karçini më ofroi 100 mijë euro për vrasjen e konkurentit

Aktualitet

julian-sinanaj14Kjo është një pjesë e dosjes së prokurorisë së krimeve të rënda për grupin e vrasjeve me pagesë, të njohur ndryshe edhe si banda e tritolit. Në këtë fragment të dosjes, renditet dëshmia e dhënë në prokurori nga Julian Sinanaj, në lidhje me Ilir Karcinin, biznesmenin e liruar sot më 3 gusht 2016, nga gjykata e krimeve të rënda.

Sinanaj thekson se Karcini u ka dhënë të akuzuarve për vrasjet me pagesë, fotografinë e Pirro B, biznesmen nafte dhe u ka ofruar 100 mijë euro për realizimin e vrasjes së tij.

Objektivi i atentatit që nuk ndodhi për shkak të përplasjes mes Julian Sinanajt dhe Ndricim Gjokonës, ka qenë Pirro B, biznesmen nafte, rival i Ilir Karcinit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja çfarë thuhet ndër të tjera në dosjen e prokurorisë:

ilir-karciniNe provat e marra ne hetim eshte provuar se krahas nje sere veprash kriminale kohet e fundit vecanerisht ne muajn Tetor Nentor 2013 me ndermjetesimin e Gentjan Mehillit Julian Sinanaj ka njohur ne zonen e Komunes se Parist ne Tirane nje biznesmen hidrokarburesh, i cili i ka kerkuar Julainit qe per llogari te tij, te vriste nje tregtare Hidrokarburesh ne zonen e Durresit me te cilin kishte konkurence biznesi .

Ne lidhje me kete fakt personi nen hetim Julian Sinanaj se bashku me Genis MEHILLAJ kane ardhur ne Tirane dhe jane takuar tek nje kafe ne rrugen dytesore qe lidh lagjen e Komuna e Parisit me aneksin e stadiumit Dinamo. Pikerisht ne ate lokal shtetasi i ndermjetesuar nga Gentjan Mehilli eshte takuar me Julian SINANAJN dhe ne kembim te nje shume prej 50.000 USD i ka kerkuar Julianit te vriste ne qytetin e Durresit nje tregtare hidorkarburesh me te cilin kishte kontradita ne biznes .

Ne takimin e dyte qe eshte zhvilluar mes tyre, nga ana e porositesit i eshte vene ne dispozicion Julian SINANAJT fotografija e personit qe do te vriste si dhe i eshte dhene shuma prej 50.000 eurosh pasi ne biseden e pare Juliani nuk ka rene dakort te kryente vrasjen me shumen 50000 USD. Ne lidhje me kete fakt i pandehuri Julian SINANAJ ka biseduar me Ndricim Gjokonen, lidhjen e tij shoqerore, dhe pikerisht ne biseden e zhvilluar mes tyre Juliani i ka kerkuar Ndricimit te kryente veprime te cilat do ta ndihmonin Julianin per te kryer vrasjen . Konkretisht te dy kane siguruar nje motor dhe nje autoveture qe e kane blere rruges qe te dergon ne Durres dhe kane rene dakort te kryejn vrasjen ne momentin me te pare qe do tu dale mundesia . Eshte provuar se julian Sinanaj ka ndjekur personin qe do te vriste disa dite rjesht. Ai ka arritur te siguroj dhe te zbuloj vendodhjen e personit ne fshatin Qerret Kavaj pasi ka pare banesen e personit dhe ka pare kushtet e sigurise se tij, Julian Sinanaj i ka kerkuar personit qe per te kryer vrasjen duhej nje shume 100.000 euro pasi personi qe do te vritej ruhej shume dhe nuk ja vlente te rrezikohej per ate shume qe i ishte ofruar si fillim .

Nga ana tjeter i ndodhur perballe presionit qe ushtronte ne vazhdimesi Julian SINANAJ, shtetasi Ndricim GJOKONA eshte paraqitur ne Polici dhe ka kallezuar krejtesisht ngjarjen duke dhene detaje ne lidhje me mekanizmin se si do te kryenin vrasjen aji se bashku me Julian SINANAJN i cili ishte strehuar perkohesisht ne Tirane. Menjehere sherbimet policore kane arrestuar te pandehurin Julian SINANAJ ne Tirane dhe pas arrestimit te tij kane arrestuar te pandehurin Ndricim GJOKONA . Ne momentin e arrestimit te pandehurit Julian SINANAJ krahas sendeve te kundraligjshme i jane sekuestruar dhe nje foto e personit qe kishte marre si detyre per te ekzekutuar. Nga hetimi ka rezultuar se personi qe i ka ngarkuar kete detyre ishte me banim ne Tirane dhe kishte zyrat tek komuna e Parisit . Ky person njihej fizikisht nga Juliani po emri i tij nuk i kujtohej. Pas verifikimeve te kryera nga organi procedues eshte arritur te identifikohet personi ne foto te cilin kishte marre si detyre ta ekzekutonte Julian SINANAJ. Hetimi ka provuar se ky person ishte shtetasi Pirrro BARE banues ne fshatin Qerret Durres i njohur si biznesmen ne fushen e Hidrokarbureve dhe njekohesisht administrator i Depozitave te Hidrokarbureve ne Porto Romano DURES .

I pyetur ne lidhje me kete fakt e vecanerisht ne lidhje me konfliktet e mundshme qe kishte pasur dhe kishte aktualisht, shtetasi Piro Bare ka deshmuar se personi i mundshem qe mund te kete dorezuar foton e tij personit qe kerkonte „”ti bente keq”” mund te ishte shtetasi Ilir KARCINI nga Fieri biznesmen ne fushen e hidrokarbureve ne Tirane dhe Durres dikur ortak ne biznes me Piro Baren. Ne lidhje me kete fakt nga ana e organit procedues me dt 31.01.2014 me te pandehurin Julian SINANAJ eshte kryer veprimi procedurial i paraqitjes per njohje me fotografi. Ne kete veprim procedurjal i pandehuri Julian Sinanaj ka njohur si biznesmenin qe ka paguar 50.000 euro per te kryer vrasjen e Piro BARES te pandehurin Ilir KARCINI, per te cilin nga sherbimet e policise gjyqesore menjehere eshte mundesuar arestimi i tij per vepren penale te Sigurimit te kushteve per kryerjen e vrasjes veper penale e parashikuar si krim nga neni 80 i K.Penal

ME TE LEXUARAT