Etrit Berisha merr lajmin e madh teksa po luante me kombëtaren në Shkodër!

Sport

etrit-berisha15Etrit Berisha do të veshë fanellën e Atalantës në këtë sezon, pasi është huazuar te kjo skuadër nga Lacio. Konfirmimi zyrtar ka ardhur pak minuta më parë, ndërsa portieri i përfaqësueses shqiptare po mbronte katërkëndorin kuqezi në miqësoren ndaj Marokut.

Lacio dhe Atalanta kishin një akord në parim për transferimin e Berishës, por gjithçka bllokohej nga kalimi i Sportielos te Fiorentina.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur ky transferim u bë i mundur, atëherë u hap drita e gjelbër edhe për huazimin e Berishës.

Sipas mediave italiane, nëse Atalanta do të kërkojë të blejë kartonin e Berishës në fund të këtij sezoni, do të duhet t’i paguajë rreth 7 milionë euro skuadrës së Lacios, edhe pse lojtarit do t’i ketë mbetur vetëm një vit kontratë me bardhekaltrit.

Më herët, e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, tha se klubi i Palermos i ka bërë ofertë zyrtare Lacios për të huazuar portierin shqiptar që në mëngjesin e sotëm, pa marrë një përgjigje. Për portierin e Kombëtares shqiptare të futbollit doli në skenë edhe emri i ekipit të Bolonjës, në kërkim të një portieri cilësor për sezonin që sapo ka filluar. Shqiptari kërkon të largohet nga Lacio prej disa kohësh pasi vendi i titullarit nga trajneri Simone Inzagi i është besuar sërish Frederiko Marketit. /panoramasport/

ME TE LEXUARAT