Lajm i keq për Apple, ja miliardat që duhet t'i paguajë Irlandës!

Teknologji

appleGjiganti amerikan i teknologjisë, “Apple”, duhet t’i paguajë Iralndës një shumë prej 13 miliardë eurosh për shkak të garantimit ilegal të përjashtimit nga taksat, sipas një vendimi të Komisionit Evropian.

“Irlanda i ka garantuar përfitime ilegale nga taksat ‘Apple’-s duke i mundësuar të paguajë më pakë taksa se sa sipërmarrjet e tjera për shumë vite”, tha komisionerja evropiane për Konkurencën, Margrethe Vestager.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ky trajtim selektiv i ka mundësuar ‘Apple’-s të paguajë një taksë në nivel korporate prej një për qind mbi përfitimet e saj në gjithë Evropën në vitin 2003 duke zbritur në 0,005 për qind në vitin 2014”, shtoi komisionerja.

Rasti “Apple”, mbi të cilin Komisioni po heton që prej mesit të vitit 2013, është një prej dosieve të mëdha për marrëveshje tatimesh që disa vende anëtare të BE-së i kanë garantuar shumëkombësheve përfshirë këtu, “Starbucks”, “Amazon” dhe “McDonald’s”.

ME TE LEXUARAT