Siri, avionët rusë bombardojnë grupet e stërvitura nga SHBA

Bota

avioni-sirianSipas senatorit amerikan, John McCain, bombardimet ruse në Siri kanë pasur në shënjestër rebelët e trajnuar dhe të financuar nga CIA, sidomos për të luftuar kundër terroristëve të “Shtetit Islam” (ISIS).

“Mund të konfirmoj se shënjestër e këtyre bombardimeve ka qenë Ushtria e Lirë Siriane ose grupe që janë armatosur dhe trajnuar nga CIA”, ka thënë ai sot.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rusia nuk ka aspak ndërmend t’iu bashkohet sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, nëse vazhdohet me formën aktuale të organizimit. Kështu ka njoftuar agjencia ruse e lajmeve, “RIA Novosti”, gjatë së enjtes, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Jashtme ruse.

Kjo ministri duket se ka vendosur të marrë në konsideratë edhe çdo lloj kërkese nga qeveria irakiane për të ndërmarrë sulme ajrore kundër xhihadistëve të ISIS edhe brenda kufijve të Irakut, por deri më tani pala ruse nuk ka marrë asnjë kërkesë të tillë.

Por, duke cituar sërish burime nga Ministria e Jashtme ruse, “RIA Novosti” bën të ditur se dikasteri në fjalë do të vlerësojë çdo mundësi “politike e ushtarake” të një lëvizjeje të tillë, nëse do t’u bëhej ndonjë kërkesë.

Në anën tjetër, sa u përket sulmeve ajrore të nisura ditët e fundit në Siri nga Rusia, shënjestrat e fundit duken se kanë qenë kampet stërvitore të grupeve rebele, që kanë marrë trajnime ushtarake nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) në Katar dhe Arabinë Saudite. Lajmi konfirmohet nga komandanti më i lartë i grupit të rebelëve, që lufton prej vitesh ndaj forcave të Presidentit Bashar al-Assad.

ME TE LEXUARAT