Medalistja e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Kampionia olimpike u prit nga kryeministri kosovar, Isa Mustafa, i cili shoqërohej edhe nga disa ministra dhe zyrtarëve të kabinetit të tij.
Xhudistja nga Peja fitoi medaljen e parë të artë në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos.
Kelmendi do të bëjë xhiro me autobus prej aeroportit deri në Prishtinë e më pastaj do të shkojë edhe në vendlindjes e saj në Pejë.
Majlinda mori medaljen e parë të artë per Republikën e Kosovës, duke triumfuar në finale kundër italianes, Odette Giuffrida.