Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Jeta luksoze e Jetnis Dollapit, humbi jetën në aksident me motor

jetnis-dollapiPolicia e Tiranës njoftoi mbrëmë për vdekjen e një djali të ri 28-vjeçar në një aksident me motor në kryeqytet. Jetnis Dollapi rezultoi mik i këngëtarit të njohur Stresi, me të cilin ishte përfshirë në një përplasje të armatosur mes bandave në vitin 2010.

Bëhet fjalë për përplasjen mes grupeve muzikore TBA dhe OTR. Ngjarja ndodhi në 2010-ën në kryeqytet në sheshin pranë Pallatit të Kongreseve, ku dy grupet u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa arritën deri në përdorimin e armëve. Mes të arrestuarve nga policia ishte edhe Dollapi, ndërsa u sekuestruan edhe disa armë.

Ndërkohë, nga profili i Jetnisit në Facebook mund të shihen foto të shumta, ku djali me origjinë nga Tropoja shfaqet me armë të ndryshme dhe makina luksoze, ndër të cilat një Bentley dhe një Porsche.

Siç duket edhe nga fotot, Dollapi ishte edhe mik i reperit nga Kosova, Getoar Selimi.

Gjithashtu, Jetnis Dollapi ishte edhe një prej njerëzve të besuar të Emiljano Sullazit, i arrestuar për kërcënim. Ai njihej si rojtar i kapobandës./report-tv

Lexoni edhe ngjarjen: Aksident i rëndë me motor në Tiranë, humb jetën Jetnis Dollapi

getoari-jetnis-dollapi

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet