Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I riu humb jetën pasi ra nga mali në Bovillë, Policia: Ja emri i 32-vjecarit

bovillaaaaa

Identifikohet shtetasi që ka gjetur vdekjen nga rënia e lartësisë në Bovillë.

Policia ka thënë se viktima quhet Denis Hala, vjeç 32, (lindur në mars 1984), banues në rrugën “Dhimitër Kamarda”.

—————–

Nje person i moshes 32-vjec gjeti vdekjen ne spital diten e sotme pasi u rrezua nga mali ne zonen e Bovilles.

Nuk dihet ende identiteti i tij por thuhet se emri i personit eshte Denis ndersa disa persona te tjere qe kishin qene bashke me te ne mal e therrisnin Xhiku.

—————————————————

Një person ka rene nga shkëmbi para pak minutash ne zonen e Bovilles ne Tirane. Ngjarja e e rëndë ka ndodhur në Liqenin e Bovillës ndersa personi mendohet të jetë rreth moshës 27-33-vjeçare.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia, por për shkak të terrenit të vështirë, siç duket në video është e pamundur të nxirret.

Njoftimi paraprak i policise:

Më datë 14.08.2016, në rrugën e “Zall Herrit”, në Bovillë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një mali, një person i paidentifikuar, rreth 27 vjeç.

Forca të shumta të policisë ,forca zjarrfikëse dhe ekipi mjekësor, kanë shkuar në vendngjarje për ti dhënë ndihmën e parë.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe helikopteri i Ministrisë Shëndetësisë. Theksojme se terreni në vendin e ngjarjes eshte i vështirë dhe i thyer./lajmifundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet