Autobusi hua me të cilin Majlinda Kelmendi do parakalojë në Prishtinë

Kosovë&Rajon

autobusi-majlindaZv/kryeministri i Maqedonisë Festim Halili ka siguruar sërish autobusin e hapur për Majlinda Kelmendin.

Me këtë autobus Majlinda Kelmendi do të ec nga aeroporti deri në Prishtinë e më pastaj do të shkojë edhe në vendlindjes e saj në Pejë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zv/kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Festim Halili gjithashtu këtë autobus e siguroi edhe për kombëtaren shqiptare.

Halili njihet si tifoz i madh i sportit e veçanërisht i kombëtares shqiptare duke qenë i pranishëm gati në të gjitha ndeshjet që ka zhvilluar kombëtarja si vendase, njofton Tetovasot.

Ndryshe xhudistja Majlinda Kelmendi këtë vit bëri historinë. Majlinda i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës. Ajo në finale ishte si eksploziv kundër italianes, Odette Giuffrida.

Mbetet të shihet se si do të dekorohet autobusi që do të bartë heroinën e Kosovës nga aeroporti deri në Prishtinë.

Autobusi iu dha hua edhe me heret qeverise se Shqiperise per te pritur kombetaren e futbollit ne momentin e kthimit nga kampionati Europian.

ME TE LEXUARAT