Majlinda Kelmendi u mbyll gojën kritikëve, e pastër si kristali në anti-doping

Sport

majlinda-kelmendi166Majlinda Kelmendi nuk është futur në histori vetëm si e para sportiste që i siguroi një medalje të artë olimpike shtetit të Kosovës, pas triumfit të siguruar në sportin e xhudos në “Rio 2016”, por ka triumfuar së fundi edhe ndaj disa kritikëve, të cilët dyshonin për paraqitjen e saj, duke kaluar me sukses edhe testin për doping.

Duke qenë ndër temat qëndrore të medieve, jo vetëm kosovare dhe shqiptare, por edhe të huaja, Majlinda u bë prè e një lajmi dashakeqës në arenën ndërkombëtare, teksa media të huaja njoftuan se në qershor të këtij viti xhudistja Kelmendi kishte refuzuar të kryente teste antidoping në Francë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajme të tilla ishin hedhur poshtë nga kreu i Federatës kosovare të Xhudos, Agron Kuka, i cili mohonte të kishte ndonjë vërtetësi në atë që ishte shkruar, por theksonte se bëhej fjalë për trillime të qarqeve të ndryshme që nuk ia donin të mirën sportit në Kosovë.

Megjithatë, gjithçka u vërtetua pas fitimit të medaljes së parë të artë në Olimpiadën e Rio de Janeiros, teksa Majlinda Kelmendi i është nënshtruar një testi antidoping. Një burim i “Telegrafit” ka bërë të ditur se xhudistja kosovare e ka kaluar me sukses testin e bërë në Brazil.

“Menjëherë pas fitimit të medaljes, Majlinda është testuar për doping, ku ka rezultuar se është e pastër. Po të ndodhte e kundërta, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do t’ia kishte hequr medaljen e artë deri më sot. Edhe njëherë është dëshmuar se sportistet tona, pa kurrfarë substancash të ndaluara, arrijnë suksese”, ka thënë burimi në fjalë për “Telegrafin”.

Lajmet me synime dashakeqëse për Majlindën ishin hapur nga mediet serbe, të cilave iu ishin referuar edhe ato franceze e britanike. Tashmë, kampionja olimpike në xhudo pritet të kthehet në Kosovë gjatë së dielës, ku mësohet se do të pritet nga udhëheqësit kryesorë të institucioneve kosovare, por me shumë gjasë, edhe nga shumë qytetarë.top channel

ME TE LEXUARAT