Fitorja historike e Majlinda Kelmendit nuk lë indiferentë as politikanët, ja urimet

Sport

majlinda-kelmendiKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Majlinda Kelmendin për medaljen e artë në Rio2016. Super Majlinda Kelmendi, urim, urime, urime, ka shkruar Rama dhe ka postuar flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar sportisten kosovare, Majlinda Kelmendi për medaljen e Artë të fituar të lojërat Olimpike “Rio 2016”. “Rio 2016, Majlinda Kelmendi shkruan historinë duke marrë medaljen e parë të artë olimpike shqiptare! Bravo & Urime!”, shkruan ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në Facebook, duke e shoqëruar edhe me foto.

ME TE LEXUARAT