Veprimi madhështor i Majlinda Kelmendit: Medalja për kombin!

Kliko per me shume info

lot maaPas fitores historike ne “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi ka bere nje tjeter veprim edhe me madhesthor. Kelmendi ka treguar krenarine per fitoren e jashtezakonshme, duka ua kushtuar ate te gjithe shqiptareve ne mbare boten.

“Jam krenare që kam arritur të tregoj që të rinjtë kosovarë mund të arrijnë suksese të mëdha në sport. Faleminderit krejt shqiptarëve për përkrahjen. Jam e sigurt që të gjithë e kanë shikuar garën dhe besoj se janë më të lumtur se unë. Urime krejtëve, urime për medaljen që e kemi fitu bashkë”, ishte mesazhi i Kelmendit për KTV menjëherë pas duelit. “Kam pasur dëshirë që të përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë e lumtur sepse e kam ëndërruar këtë moment. Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëjnë të ndihem si sot”, ishin fjalët e saj për “Koha Ditore” menjëherë pas garës.

Kliko per me shume info

Ndërkaq, për mediat e huaja, Kelmendi ka treguar emeocionet dhe kuptimin që ka për të kjo medalje e parë. “Jam shumë e lumtur. Të jem e sinqertë erdha këtu me synimin për medaljen e artë, por kjo është një situatë e pabesueshme. Jam shumë e lumtur për veten, për trajnerin, për kombin tim. Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në Olimpiadë dhe si për herë të parë, të fitosh medaljen e artë është diçka e madhe. Kjo ka shumë vlerë. Njerëzit, sidomos fëmijët në Kosovë, më shohin si hero. Unë sapo u provova se edhe pas luftës, edhe pasi i mbijetuam një lufte, nëse ata e dëshirojnë diçka, mund ta arrijnë. Nëse ata duan të bëhen kampionë olimpikë, mund të bëhen, edhe pse vijnë nga një vend i vogël. Nga një vend i varfër”, deklaroi Kelmendi.

Asaj ia dorëzoi medaljen e artë vetë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, i cili ua kishte premtuar një gjë të tillë autoriteteve sportive kosovare nëse Majlinda do të merrte medaljen e artë. Në momentin e ceremonisë, përkrah tij ishte edhe Marius Vizer, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, organizata e parë sportive ndërkombëtare e cila njohu zyrtarisht Kosovën.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here