PD publikoi videon e parcelave me drogë, përgjigja e papritur e policisë

Aktualitet

policia-dr-655x356Policia e Shtetit, në mënyrë të përsëritur, falënderon PD për jehonën që i bën punës së saj. Kete e beri policia pas videos se publikuar nga Partia Demokratike ne lidhje me parcelat e kultivimit te droges.

Siaps reagimit te policise, nuk janë të rralla rastet kur PD ka bërë politikë me punën e policisë, ashtu siç nuk është hera e parë që PD bën politikë me rezultatet dhe sukseset e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Policia e Shtetit thekson se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është një luftë e përditshme. Këtë e dëshmojnë rezultatet e arritura, të cilat nuk kanë asnjë referencë krahasimi me kohën e qeverisjes së PD", thuhet nga policia.

Sipas saj lufta kundër kultivimit të kanabis nuk është e nuk mund të jetë provë e pretendimeve të PD, por vetëm provë e luftës që bën Policia e Shtetit ditë për ditë.

"Ftojmë PD të denoncojë raste konkrete pranë autoriteteve të ligjit, e jo të bëjë politikë, aq më pak me vetë punën dhe rezultatet e policisë së shtetit në luftën kundër drogës", thekson policia.

ME TE LEXUARAT