Ndocaj mbledh firma në PS për largimin e Metës, kreu i LSI: S’e di cili është

Politikë

metaKreu i Kuvendit, Ilir Meta ka injoruar totalisht SMS-në e deputetit Ndocaj, i cili në emisionin opinion, i thotë gazetarit Fevziu se ka nisur të mbledhë firma për rrëzimin e Metës dhe futjen e tij në burg.

“Unë nuk e njoh fare këtë zotëri. Nuk e kam parasysh se cili është ai”, tha Meta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

SMS QE NISI NDOCAJ:

Kam marrë një nismë për rrëzimin e pucistit Meta me firma. Meta na ka bërë një nder të madh, sepse ai ka shprehur vullnetin e vet për të ikur dhe për t’u futur në burg. Ky është rasti i parë që një politikan shqiptar e dënon vet veten për krimet që ka bërë. Kështu, LSI do të ketë mundësi të dalë në opozitë dhe s’do të ketë më mundësi të vjedhë dhe zhvasë më qytetarët. Qytetarët shqiptarë duhet të dalin në shesh dhe të festojnë largimin e kleptomanisë. U bëj thirrje të gjithëve deputetëve të PS, të dalin që tani jashtë koalicionit me LSI-në. Madje kam nisur mbledhjen e votave për ta larguar LSI-në nga qeveria.

ME TE LEXUARAT