Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Moti i paqëndrueshëm, ja kur pritet të rikthehet i nxehti

moti4Prej ditës së premte në Shqipëri janë rikthyer reshjet e shiut. Në qytetet kryesore të vendit ka rënë reshje të konsiderueshme, të cilat janë shoqëruar edhe me ulje të temperaturave.

Reshjet kanë vijuar edhe gjatë mëngjesit të së dielës dhe sipas shërbimit meteorologjik do të vijojnë edhe gjatë ditës. Ky ndryshim vjen pas temperaturave të larta që kanë mbizotëruar në vendin tonë gjatë muajit korrik.
Ndërkohë policia u bën apel shoferëve që udhëtojnë në zonat malore, të kenë kujdes për shkak të mjegullës. Pritet që temperaturat e larta të rikthehen duke filluar nga dita e hënë./LajmiFundit.al/

Leave A Reply

Your email address will not be published.