Trafik droge drejt Maqedonisë, arrestohen 4 persona, ja emrat

Aktualitet

05dc7f68-c9d9-400f-b0e4-12c5f6352950-1Katër persona janë arrestuar dhe një i pestë është shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Policia e Elbasanit finalizoi operacionin e koduar “Domosdova”, ku u sekuestruan 6 kg kanabis sativa dhe një pistoletë “Zastava”.

Të arrestuarit janë Myzafer Saljiu 37 vjeç, banues në fshatin Studeniçan Maqedoni; Vangjel Bogdani 56 vjeç, banues në fshatin Rrajcë; Vjonilda Rozani 30 vjeç, banuese në Korçë dhe Aleksansdër Trpevski 30 vjeç, banues në Shkup Maqedoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kërkim është shpallur një 54-vjeçar me iniciale I.A, bashkëpunëtor i të arrestuarve.

Këta shtetas u arrestuan nga efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi në Prrenjas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ana e shtetasit I.A, policia gjeti sasinë e lëndës narkotike, që dyshohet se do trafikohej në Maqedoni.

ME TE LEXUARAT