Erdogan: Ushtria turke ka vrarë mbi 30 militatë kurdë

Bota

erdoganPresidenti Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se ushtria turke ka vrarë më shumë se 30 militantë kurdë gjatë operacioneve ndërkufitare. Duke folur nga pallati presidencial, Erdogan nuk tha se ku u kryen sulmet, por ushtarët turq deri tani kanë bombarduar objektivat e Partisë Punëtore të Kurdistanit  në malet e veriut të Irakut si dhe ato në juglindje Turqisë pas një armëpushimi në muajin korrik të këtij viti.

“Forcat tona të sigurisë po vijojnë pa ndërprerje operacionet e tyre si brenda dhe jashtë vendit. Gjatë natës në operacionet ndërkufitare janë  vrarë mbi 30 terroristë, militant të partisë popullore të kurdistanit. Ne nuk ndalemi me kaq, nuk do të marrim pauza , por do të vazhdojmë operacionet tona,” u shpreh ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në juglindje të Turqisë, me shumicë kurde, janë zhvilluar luftimet më intensive që nga vitet ’90. Më shumë 100 forca sigurie dhe qindra militant janë varrë që prej shkeljes së armëpushimit. Në një deklaratë të ndarë, ushtria vendase tha se 6 perosna pjesë e forcave të tyre kishin mbetur të vrarë në operacionet e kryera në krahinat juglindore brenda natës. Kurse si pasojë e sulmeve ajrore në veri të Irakut, kanë humbhur jetën 19 militantë kurdë.

Nuk ishte e qartë nëse Erdogan iu referua të njëjtave operacioneve, por ajo që është e qartë, ashtu sic tha presidenti, operacionet kundër pkk do ët vijojnë. Partia punëtore  e kurdistanit konsiderohet  organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian që prej kryengritjes për autonomi të tyre në vitin 1984.

ME TE LEXUARAT